Kurti takon korrespodentin e New York Times për Evropën: Flasin për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen

18 gusht 2022 | 10:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Steven J. Erlanger, i cili është Korrespondenti kryesor Diplomatik për Evropën për New York Times.

Kështu ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami përmes një postimi në Twitter.

Bajrami ka njoftuar se takimi është zhvilluar mbrëmë, ku është biseduar për të kaluarën. të tashmen dhe të ardhmen.

“Mbrëmë, me kryeministrin Albin Kurti dhe legjendën e NYT Steven Erlanger duke folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen”, ka thënë Bajrami.

Përndryshe sot do të zhvillohet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, me pjesëmarrjen edhe të emisarit special evropian për dialogun Miroslav Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania ruse Gazprom, ka paralajmëruar çmimi i gazit në Evropë…