Kurti takon specializantët e Luginës së Preshevës

08 dhjetor 2023 | 15:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në takim kandidatët e regjistruar për shkollim specialistik në Republikën e Kosovës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Këshilltarja e kryeministrit për Luginë, Ardita Sinani  ka bërë me dije se gjatë këtij takimi, Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe  ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë shprehur mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës duke theksuar se janë duke trajtuar me seriozitet kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që ballafaqohen me diskriminimin shtetëror e sistematik në Serbi.

“Specializantët shfaqën mirënjohjen e tyre për adresimin e shkollimit specialistik dhe përkrahjen e vazhdueshme të dhënë nga qeveria”, ka shkruar Sinani në “Facebook”.

Ajo ka thënë se  për vitin e ardhshëm buxheti për Luginën e Preshevës është paraparë të jetë tre milionë euro, një milion më shumë sesa ishte sivjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla 1992, QEPUJKË Për herë të parë këmba…