Kurti: Të gjithë duhet të kontribuojnë në procesin e vetingut

29 qershor 2022 | 14:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka dhënë një deklaratë për medie.

Ai ka thënë se me Krasniqin kanë konstatuar nevojën e përbashkët që të bëhen reformat në drejtësi dhe sipas tij, këto janë konsultime për rolin e të gjitha institucioneve në këtë ndërmarrje.

“Ne porsa filluam konsultimet, do t’i takojmë edhe udhëheqësit e partive të tjera ndërsa duhet theksuar se në procesin e vetingut, të gjithë duhet të kontribuojmë, qeveria, kuvendi e institucionet tjera sepse është një ndërmarrje që ka të bëjë me të gjithë shtetin. Në veçanti, ky takim, kjo konsultë vjen pas opinioneve pozitive e shpresëdhënëse të Komisionit të Venecias për çështjen e vetingut në Kosovë”, është shprehur Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim nënsekretarin…