Kurti: Të mos vazhdojë dialogu me Serbinë pa u vlerësuar marrëveshjet e deritashme 

02 qershor 2018 | 15:51

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media ka shprehur bindjen se para se Qeveria të vie me një platformë për bisedime duhet pasur një vlerësim të dialogut dhe marrëveshjeve që janë arritur gjatë periudhës 6 vjeçare 2011-2017.

Sipas tij, nuk duhet të vazhdohet me asnjë platforme pa i parë rezultatet e marrëveshjeve.

“Pa dyshim, dialogu nuk duhet të vazhdohet pa bërë një vlerësim të kësaj periudhe të dialogut që ka prodhuar edhe marrëveshje antikushtetuese, siç është ajo e Zajednicës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një konference për…