Limaj: Nisma po angazhohet për qeverisje të suksesshme

02 qershor 2018 | 15:36

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një konference për medie sot, ka thënë se partia që drejton ka filluar një proces të gjerë të konsolidimit të saj.

Ai ka thënë se nga sot Nisma fillon me kuvendet e punës së degëve të partisë në gjithë Kosovën.

Limaj ka bërë me dije se më 24 qershor Nisma Socialdemokrate do tëambajë Kuvendin Qendror.

Ai ka treguar se në mbi 700 nëndegë është mbajtur procesi zgjedhor, raporton “Epoka e re”.

Limaj ka thënë se Nismës janë duke iu bashkuar mijëra qytetarë.

“Nisma ka dëshmuar se i qëndron zotimeve të saj. Nisma në nivelin qendror në qeveri dhe parlament është duke u angazhuar për t’u implementuar programin i qeverisës, dhe brenda atij programi janë zotimet tona si subjekt politik. Angazhimet tona do të vazhdojnë që të kemi një qeverisje më të suksesshme në nivelin qendror dhe lokal”, ka thënë Limaj, i cili mban postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë duke u bërë përgatitjet e fundit për koncertin e…