Kurti: Thaçi e Haradinaj nuk e duan as shtetin dhe as zhvillimin e tij

12 prill 2019 | 11:25

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë korrupsioni në Kosovë kurrë nuk ka qenë më transparent se sa tani

Kurti ka deklaruar se në shtetrrënimin e Kosovës po kontribuon presidenti Hashim Thaçi, ndërsa në zhvatjen e tij kryeministri Ramush Haradinaj.

“Për president dhe kryeministër ka dy bajraktar fisesh, janë të ndryshëm, por janë të njëjtë”, ka thënë Kurti në seancën plenare të Kuvendit.

“Pazar me Specialen, pazar me tokën e Kosovës, pazar me asfaltin. Nuk na bëjnë as shtetin, as zhvillimin, për atë nuk e duan as shtetin, as zhvillimin”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Matthijs De Ligt nuk ka vendosur ende për të ardhmen…