Van Gaali: De Ligt duhet ta zgjedhë këtë skuadër

12 prill 2019 | 11:23

Matthijs De Ligt nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Ajaksit është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato.

19-vjeçari do të ndërrojë ekip në fund të sezonit dhe për shërbimet e tij ka një rivalitet të fortë. Luis Van Gaal ka një këshillë për të. Trajneri i njohur sheh tre ekipe ku De Ligt do të ndihej shkëlqyeshëm. Në një prononcim për “Ziggo Sport”, Van Gasl analizon mendimin e tij dhe tregon opsionet më të mira për bashkëkombësin.

“Juventusi mund të jetë një opsion shumë i mirë. Bardhezinjtë janë maestrot e mbrojtjes në Itali. Po të isha në vend të De Ligt, do të shkoja te Barcelona ose Mançester Siti. Këto dy ekipe nuk kanë qendërmbrojtës aq të aftë sa Matthijs dhe ai do të luante si titullar”, ka deklaruar Van Gaal.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekologjistët në Holandë regjistruan residentin e tij të parë të…