Kurti thotë se Arben Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës më 15 nëntor

18 tetor 2021 | 14:23

Pas përfundimit të procesit zgjedhor të 17 tetorit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media ku foli për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Kurti u është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve sa i përket rezultatit të kësaj partie nëpër komuna.

Duke folur për kryeqytetin, ai se beson se Arben Vitia do të jetë kryetar i Prishtinës.

“Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marrë detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit”, ka deklaruar Kurti.

Kurti: I kënaqur që shoh kaq shumë kandidatë të LV-së në balotazh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka…