Kurti thotë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, ngushëllon ambasadoren për viktimat e shkaktuara nga Hamasi

01 shkurt 2024 | 17:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Kurti dhe Ziv kanë folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai është shprehur mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit.

Kurti i ka shprehu ngushëllime ambasadores Ziv për viktimat e sulmeve nga Hamasi, teksa ka theksuar mbështetjen e qeverisë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur dhe ka uruar që së shpejti do të mund të arrihet një armëpushim i qëndrueshëm e i përhershëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Murseli, i cili dyshohet për vrasjen e gruas së…