Kurti thotë se në qeverinë e tij primare do jetë shëndeti i qytetarëve

12 dhjetor 2019 | 12:00

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se shëndeti i qytetarëve të Kosovës do të jetë çështje primare dhe prioritet i politikës në qeverinë e re.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë në debatin e hapur nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, rreth sfidave për implementimin e sigurimeve shëndetësore.

“Për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, shëndeti i qytetarëve të vendit tonë do të jetë çështje primare, prioritet i politikave tona publike, dhe do të jetë zotim i yni që do të zbatohet duke bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore duke krijuar të gjitha mekanizmat shtetëror për zbatimin e tyre”.

“Për ne shëndeti nuk është mall i cili konsumohet, për ne shëndeti është vet jeta është vet njeriu. Të flasësh për shëndetin do të thotë të flasësh për njeriun. Të flasësh për qytetarin do të thotë të flasësh për atë për të cilën ekziston gjithë ajo Qeveri dhe gjithë ato institucione të sistemeve”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla e Kreshnik…