Kurti thotë se qeverisja e LV-së po çkap agjencitë e pavarura dhe ndërmarrjet publike

27 qershor 2021 | 13:39

Në mbledhjen e XLIV të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qeveria nën drejtimin e tij është duke vepruar energjikisht në çkapjen e agjencive të pavarura dhe ndërmarrjeve publike .

“Qeveria jonë është duke vepruar energjikisht në çkapjen e agjencive të pavarura dhe ndërmarrjeve publike. Në dhjetëra borde e qindra anëtarë të cilët po ndërrohen, asnjëri prej tyre nuk është politik apo anëtar i Lëvizjes, por janë të zgjedhur vetëm në aspektin profesional, për të kryer detyrën me përgjegjësi dhe paanshmëri. Për personat politikë, ka hapësirë në pozitat politike, pra në ato të bashkëpunëtorëve të emëruar. Sa i përket pozitave që janë me konkurs, ne u kemi bërë thirrje të gjithë personave të interesuar, që kanë studiuar jashtë apo brenda vendit, që të aplikojnë. Intervistat e tyre do të jenë transparente, profesionale dhe korrekte në mënyrë që të mos favorizohet apo diskriminohet askush por që të vendoset meritokracia e plotë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E djathta ekstreme e Francës u ka bërë thirrje mbështetësve…