Kurti thotë se Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun

07 nëntor 16:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun.

“Serbia qartazi është e interesuar ta sabotojë dialogun dhe çfarëdo marrëveshje, dhe rruga që e ka zgjedhur është në bashkëpunim me grupet kriminale në veri të vendit, për kërcënimin e qytetarëve dhe të sigurisë në vendin tonë”.

“Përpjekjet do të jenë të pasuksesshme, shteti ynë është  i fortë, demokratik, i cili ka rritje ekonomike dhe shoqërore në çdo fushë e aspekt, duke qenë i rreshtuar me Bashkimin Evropian me NATO-n dhe ShBA-në”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Bayern Munchen, Oliver Kahn beson se PSG-ja është…