Kurti thotë se Ymeri e Molliqaj nuk janë të pazëvendësueshëm

17 dhjetor 2017 | 12:47

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përgatitur një letër nga burgu për Këshillin e Përgjithshëm të kësaj lëvizje që po mbahet sot.

Ai në këtë ketë letër ka falur Aida Dërgutin për fjalorin që ka përdorur ndaj tij.

Gjithashtu Kurti shkarazi ka folur edhe për përçarjet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se “kur disa njerëz humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi”, derisa ka thënë se asnjë aktivist nuk është i pazëvendësueshëm megjithëse secili është i nevojshëm.

“Disa njerëz kur humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Secili aktivisti është i nevojshëm por asnjëri nuk është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Kurti në letrën të cilën e ka lexuar Arben Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 45 për qind e rrugës së gazsjellësit TAP në…