TAP: Mbi 45% e rrugës në Greqi dhe Shqipëri po riaktivizohet në gjendjen e mëparshme

17 dhjetor 12:39

Mbi 45 për qind e rrugës së gazsjellësit TAP në Greqi dhe Shqipëri po riaktivizohet në gjendjen e mëparshme ose edhe më mirë.

TAP kalon në më shumë se 20 000 parcela toke në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Kjo lidhet me 45 000 pronarë dhe shfrytëzues të tokës. Për realizimin e projektit, TAP kishte nevojë për qasje në korridorin e ndërtimit të 38 metra gjerësi në Greqi dhe Shqipëri dhe rreth 18 metra gjerësi në Itali.

Sipas “Trend News Agency”, procesi i Lehtësimit dhe Blerjes së tokës kërkonte që gazsjellësi Trans Adriatik të identifikonte pronarët ligjorë të tokës, parcelave të prekura nga projekti përmes kadastrave kombëtare.

Megjithëse, nuk kishte të dhëna kadastale për shumicën e zonave të përshkuara nga tubacioni në Greqi, TAP ndoqi proceset formale të kadastrës greke për të identifikuar të gjithë pronarët e prekur të tokës brenda një korridori 100 metra të gjerë. Në Shqipëri, TAP përditësoi të gjitha të dhënat kadastrale kombëtare brenda një korridori 300 metra përgjatë rrugës.

Si një nga hapat e parë në këtë proces, kontraktorët e TAP-it përditësuan informacionin ekzistues mbi pronësinë dhe përdorimin e të gjitha parcelave të tokës të prekura nga projekti. Ky proces ka krijuar harta dhe tabela kadastrale të detajuara dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në anketat dhe ekzaminimin e regjistrave ekzistues kadastralë, shkruan “scantv”.

Në të gjitha vendet pritëse, përditësimi i procesit të kadastrës është përfunduar para se TAP të sigurojë të drejtat e tokës të kërkuara për ndërtimin dhe funksionimin e tubacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkruar letër nga…