Kurti tregon pse iu drejtua Komisionit të Venedikut

02 maj 2020 | 23:27

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti ka folur për kërkesën për opinion që qeveria e tij kë dërguar në Komisionin e Venedikut, për dekretin e presidentit Thaçi që propozon Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Kurti në “Twitter”, ka shkruar se kërkesa në lidhje me këtë çështje është dorëzuar dje.

Sipas tij, opinioni i Komisionit të Venedikut do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Kujtojmë se ky veprim i Kurtit vjen ani pse partia e tij, Vetëvendosje një kërkesë të tillë e dorëzoi edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, institucion ndaj të cilit Kurti është akuzuar për presion dhe ndërhyrje në punët e saj. “Dje dërguam një kërkesë për opinion në Komisionin e Venedikut për kompetencat e Presidentit të Kosovës për mandatimin e kandidatit për kryeministër pas mocionit të mosbesimit. Opinioni do ta forcojë demokracinë kushtetuese dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 13 marsi i këtij viti në Kosovë është pezulluar…