Kurti udhëton për në Gjermani

14 tetor 2022 | 13:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.

Lajmin e ka bërë me dije zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionarë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë. Me moton ‘Me guxim. Për Evropën’ do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar lista e plotë e të nominuarve për çmimin…