Kurti udhëton për në Itali, nesër takohet me Papa Françeskun

21 qershor 2023 | 14:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Itali.  Sipas një njoftimi për medie nga zyra e kryeministrit, Kurti nesër (e enjte) do ta vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun si dhe sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Itali. Nesër kryeministri do të vizitojë Selinë e Shenjtë në Vatikan ku do të takohet me Papa Françeskun dhe me sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parol”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se…