Kurti: Ukshin Hoti është më i madh se jeta

16 maj 2021 | 12:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një foto të rrallë të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, i cili është zhdukur para 22 vitesh.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Ukshin Hoti është më i madh se jeta, shkruan “Epoka e re”.

“22 vjet më vonë, fati i tij nuk është zbardhur kurse drejtësia për të nuk ka nisur. Të mungosh do të thotë të jesh. Diku tjetër, larg prej njerëzve që të duan. Ukshin Hoti është, edhe në veprën që ka lënë. ‘Filozofia Politike e Çështjes Shqiptare’, ‘Bisedë përmes hekurash’ dhe ‘Lufta e Ftohtë dhe Detanti’ – tre libra, tri ditë lexim, pas të cilave nuk do të mendoni, studioni e veproni njësoj. Është më i madh se jeta. * Këtë foto që nuk e kisha parë ndonjëherë më përpara, ma solli profesori i historisë Durim Abdullahu”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person, standing and military uniform

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
5 Arsye pse duhet të konsideroni pagesat nga celulari Pjesa…