Kurti uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë e të pranuar!

23 mars 2023 | 08:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit.

“Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit”, shkroi Kurti në Facebook.

Shefi i Qeverisë iu uroi besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar.

Postimi i Kurtit:

Me fat muaji i Ramazanit!

Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.

Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.

Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin!

Agjërim të lehtë e të pranuar.

Paqja qoftë mbi ju!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infiltrimi i suksesshëm mediatik i Rusisë në Ballkan i paraprin…