Kurti: Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë

28 mars 2021 | 20:56

Në Kosovë kanë arritur 24.000 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se arritja e këtij kontigjenti do të mundësojë shpëtimin e jetës së njerëzve.

“Është ky një kontingjent i vogël, por që ngjallë shpresë të madhe në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit tonë shëndetësorë dhe grupeve popullsisë në rrezik”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se Kosova ka humbur kohë shumë për sigurimin e vaksinave, por shtojë se tani duhet të vepruar dhe sipas tij “vaksinimi duhet të fillojë menjëherë” dhe pa vonesa.

Sonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, një aeroplan i kompanisë, Turkish Airlines, ka sjell dozat e vaksinës, të cilat kanë ardhur nga Amsterdami përmes Stambollit.

May be an image of outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja kualifikuese e Botërorit “Katari 2022” mes Përfaqësueses…