Filloi ndeshja Kosovë – Suedi

28 mars 2021 | 20:45

Ka filluar ndeshja kualifikuese e Botërorit “Katari 2022” mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Suedisë.

“Dardanët” e fituan miqësoren kundër Lituanisë (4-0) dhe sonte synojnë të nisin me këmbë të mbarë kualifikueset, ndonëse përballë e kanë një kundërshtarë të frikshëm që në radhët e saj e ka një lojtar të kalibrit botëror si Zlatan Ibrahimoviq.

Kosova për këtë ndeshje ka disa mungesa në mesin  të cilëve kapitenin Amir Rrahmani dhe Valon Berishën.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Ujkani; Kololli, Aliti, Vojvoda, Hadergjonaj, Kryeziu, Halimi; Zeneli, Celina, Rashica; Muriqi.

Suedia: Nordfeldt; Lustig, Lindelof, Helander, Augutinsson; Olsson, Forsberg, Larsson, Claesson; Isak, Ibrahimoviq.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka arritur në Kosovë kontingjenti i parë i vaksinave kundër…