Kurti viziton pensionisten më të moshuar në Kosovë

31 korrik 2023 | 22:18

Ministri i Financave, Hekuran Murati, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë vizituar pensionisten më të moshuar në Kosovë, të cilës Kurti i dhuroi lule.

“Ishim në vizitë te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë. E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Ai ka theksuar se në Mitrovicë vizituan edhe lokalin e rrobaqepësisë të të birit të saj Farukut, i cili anipse i pensionuar tashmë, vazhdonte punën me zejen që e ushtronte tash e 54 vite.

“Ai na tregoi edhe për kohën e tij si boksier e pastaj edhe si trajner boksi në Klubin Trepça. Farukut i uruam punë të mbarë, e hallës Xhezide jetë sa më të gjatë!”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vetura janë përplasur mes vete mbrëmjen e sotme në…