Kurti viziton profesorin Rexhep Ferri

26 gusht 2023 | 14:10

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vizituar profesorin Rexhep Ferri.

Kurti ka theksuar se nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike.

“Përherë mirënjohës kontributit të tij”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pa shpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë. Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkumbin Demaliaj, anëtar i kryesisë së AAK-së ka reaguar ndaj…