Kurti: Vlerëson BIK-un për shtetndërtimin e zhvillimin e Kosovës

02 maj 2022 | 11:36

Më shumë paqe, mirëqenie e lumturi uroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në pritjen që myftiu Naim Tërnava ka organizuar me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Me lutjet më të mira që t’u pranohet agjërimi, që t’u pranohet sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit që të ketë paqe, të ketë mirëqenie, të ketë lumturi”, tha kryeministri Kurti, pas vizitës.

Ai falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës dhe myftiun Tërnava për kontributin dhe rolin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë, për shtetin për kombin, për çlirimin, edhe për pavarësinë edhe për shtetndërtimin e zhvillimin e Kosovës.

Së bashku me kryeministrin në vizitë ishin edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, shefi i stafit, Luan Dalipi, këshilltarja politike Shenaj Shala dhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar sot…