Kurti zotohet për 1.1 miliard euro investime në ekonomi

30 qershor 2021 | 15:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të punës 100-ditëshe të qeverisë se tij, është zotuar se do të investohen në ekonomi 1.1 miliard euro.

“Sipas buxhetit, projektohet rritje prej 7.9 për qind. Ky nivel parashihej të arrihej vetëm në vitin 2023. Ky ndryshim na jep pritje se ditë më të mira po na presin. Optimizmi dhe shpresa e qytetarëve janë faktorët kryesor. Buxheti i rishikuar ka mundësuar edhe dizajnimin e një pakoje të re ekonomike që parasheh kontribut në ekonomi prej 1.1 miliard euro. Një pjesë e tyre janë të përqendruara, 50 milionë për vendet e punës, 180 milionë për eksportin, 112 milionë për shërbimet publike, 50 milionë për familjet”, ka thënë Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka emëruar rreth 250 anëtarë…