‘Kurtit i sugjerova për forcë speciale konsensuale në veri, më tha që s’negocon me kriminelët atje’

04 nëntor 2022 | 13:31

Në një intervistë për revistën ushtarake hungareze “Honvedelem”, ish-komandanti i NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ferenc Kajari, ka treguar për tensionet në pjesën veriore të Kosovës.

Që nga 24 shkurti i agresionit rus mbi Ukrainën, Kajari ka treguar se efektet e luftës mund të ndjeheshin kudo e veçanërisht në fushën e komunikimit.

“Në mars u konsultova disa herë me përfaqësuesit qeveritarë që të ndryshonin këtë komunikim sepse nuk ndihmon në mirëmbajtjen e situatës së sigurisë, si dhe sepse nxiste tensione në mes të popullatës”, ka thënë Kajari.

Rreth aksioneve të njësisë speciale policore kosovare, Kajari ka thënë se kishte provuar ta bindte kryeministrin Albin Kurti “që forcën policore ta përdorte në mënyra që nuk sjellin përleshje”.

“Propozimi im i ndaj kryeministrit ishte të krijohej njëfarë procedure policore të mbështetur në konsensus, dhe i ofrova që në rast se pajtohej, do të ndërmjetësoja mes liderëve të qeverive lokale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës”.

“Qëllimi ka qenë të formojnë njëfarë konsensusi, pasi që edhe serbët e Kosovës kanë interes të eliminojnë grupet aktuale kriminale. Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, sidoqoftë, ishte se ne nuk negociojmë me kriminelë dhe se policia kryen operacionet e saj ashtu siç u shkojnë për shtati”, ka thënë Kajari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë në Prince…