Kusari: Dje ndodhi maskarada politike

26 mars 2020 | 09:30

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se dje dhe mbrëmë ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale. Ajo në një postim në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se historia do t’i gjykojë ata që e sollën këtë ditë.

Postimi i saj:

Mirëmëngjesi Kosova jonë,

Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.

Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj.

Të dua Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot, pas rrëzimit të mbrëmshëm…