Kusari-Lila i reagon Lajçakut: Nëse s’ju pëlqen puna, ndoshta ju duhet të shkoni diku tjetër

17 qershor 2021 | 11:40

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, i ka reaguar emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, lidhur me deklaratën për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kusari-Lila i ka thënë Lajçakut që nëse nuk i pëlqen puna e tij ndoshta duhet të shkosh diku tjetër.

Miroslav Lajçak dje ka deklaruar se nëse Kosova nuk i beson BE-së le të shkojë diku tjetër.

Ajo ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se kjo deklaratë e diplomatit sllovak është arrogante.

“Po i kundërpërgjigjem Miroslav Lajçakut. Nëse nuk të pëlqen puna jote ndoshta duhet të shkosh diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që është i thirrur t’i ndihmojë shtetet që të vijnë më afër BE-së e jo të shikojnë më larg nga ajo”, ka shkruar Kusari-Lila.

Miroslav Lajçak dje ka deklaruar se nëse Kosova s’i beson BE-së le të shkojë diku tjetër, kur është pyetur se a duhet Kosova t’i besojë BE-së për liberalizimin e vizave përderisa Bashkimi Evropian ka dështuar ta heq regjimin e vizave për kosovarët.

Deklarata e Lajçakut është pritur me reagime të ashpra në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura, ka…