Kusari-Lila: Kosovës sot iu rrezikua shtetësia e saj

22 dhjetor 2017 | 21:57

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se tendenca për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale ka rrezikuar shtetësinë e Kosovës.

Kusari-Lila ka thënë se Kosova të premten mbrëma ka rrezikuar që t’ua kthejë shpinën aleatëve të saj.

“Realiteti është se Kosova vazhdon me hapa të ngadaltë drejt integrimit apo që në mënyrë të menjëhershme ua kthen shpinën miqve të saj. Unë u them me sinqeritetin më të madh që me një veprim të pamatur të krerëve Kosova e rrezikoi shtetësinë e saj”, ka thënë Kusari-Lila.

“Me një paqartësi totale mund të ndalojnë hapat e Gjykatës Speciale por nuk mund ta ndalin ata. Sot jemi ballafaquar në dy rrugë: Me aleatët dhe me paqartësinë e vorbullës me shtetet siç janë Rusia që shkaktojnë dëm të riparueshëm për shtetin e Kosovës. Një hap i pamatur ka shkaktuar vragë dhe ka treguar mungesë serioziteti”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti,…