Hoti: U koordinuam me miqtë ndërkombëtarë për të mos e rrënuar atë që e kemi krijuar për 17 vjet

22 dhjetor 21:56

Kryetari i Grupit Parlamentar të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, i ka quajtur dramatike por të panevojshme zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës.

“Sonte i kemi parë disa zhvillime dramatike të panevojshme. Ju keni parë sot koordinimin që kemi pasur me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne nuk mund të lejojmë që të Kosova të prishë këtë partneritet. LDK nuk lejon që të shkatërrohet për një natë atë që bashkë me miq është ndërtuar për 17 vjet. Rruga e Kosovës është e qartë dhe ne nuk e lejojmë që një parti për tekat e saj të prish atë rrugë”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kosova është…