Kusari – Lila reagon për vrasjen e gruas në Pejë

16 prill 2024 | 11:13

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari  – Lila, ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë.

Kusari – Lila ka thënë se situata është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social.

Ajo ka shtuar se një numër alarmant i burrave po e konsiderojnë të drejtën për vrasje ndaj gruas.

“Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë. Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet”, ka shkruar Kusari – Lila në “Facebook”.

Më tutje, ajo ka kërkuar dënim maksimal për vrasësit.

“Dënimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar. Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë”, ka shkruar aji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tenist spanjoll rikthehet të luajë një tjetër tërhiqet. Rafael…