Kusari-Lila: Rezoluta rikonfirmoi vullnetin e gjitha partive politike

17 janar 2022 | 12:48

Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se rezoluta e Kuvendit për mos mbajtjen e referendumit serb  në Kosovë ka qenë vullnet i të gjitha partive politike.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendi, ajo ka thënë se për çështje të tilla çdoherë duhet të vendos Kuvendi.

“Rezoluta e Kuvendit të Kosovës ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike të pozitës dhe opozitës në Kuvend në raport me një proces i cili shkel sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës. Votimi për zgjedhjet, qofshin ato parlamentare apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër apo të shtetasve tjerë me dy shtetësi, është i paraparë dhe si shumë herë u ritheksua ditën e shtunë ën Kuvend, ekzistojnë metoda si votohet. Si parim dhe si proces është përcaktuar dhe mund të bëhen përgatitjet tashmë dy apo tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi në mënyrë që të kuptohet se Kosova është një tërësi territoriale, një shtet i pavarur dhe sovran dhe një ligj i aplikueshëm për të gjithë njëjtë”, ka thënë ajo, duke shtuar se ky veprim nuk ka ndikuar në raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar. “Nuk e besoj fare se ka prishje të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Kosova si projekt dhe si nismë edhe para shpalljes së pavarësisë edhe pas saj është bashkë me partnerët ndërkombëtarë”, ka deklaruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alex Song ka zbuluar së fundmi se lëvizja e tij…