Song: Nuk më interesonte që nuk luaja te Barça, doja vetëm milionat  

17 janar 2022 | 12:44

Alex Song ka zbuluar së fundmi se lëvizja e tij nga Arsenali te Barcelona në vitin 2012 ndodhi për shkaqe financiare.

Mesfushori kamerunas me sinqeritetin më të madh tregon se atij nuk i interesonte fakti se te katalanasit po qëndronte në stol, por i mjaftonte fakti se prej kontratës me spanjollët ishte duke u pasuruar gjithnjë e më shumë.

“Kur Barcelona më ofroi një kontratë, pyeta menjëherë se sa do të fitoja. Nuk e mendova dy herë pasi doja që gruaja dhe fëmijët e mi të mos kishin probleme kur unë të lija futbollin. Takova drejtorin e Barcelonës dhe ai më tha se nuk do të luaja shumë ndeshje, megjithatë nuk më interesonte, unë e dija se do të bëhesha një milioner. Unë mund të bëja pazare për çdo ditë dhe të shkoja të argëtohesha në çdo mbrëmje”, ka deklaruar Song.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…