Kusari-Lila thotë se Kuvendi shpërndahet veç nëse ka vullnet nga të gjithë e

24 maj 2024 | 15:26

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur pas dështimit të mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku pritej të diskutohej për qeverisjen trevjeçare të qeverisë Kurti.

Kusari-Lila ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës mund të shpërndahet nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit.

“Është e paimagjinueshme të shpërndahet Kuvendi, për një debat për tri vjet qeverisje ka kaq pak interesim nga deputetët. Jemi në dinamikën e ritmin e mirë të përmbushjes së agjendës legjislative. Vet AAK-ja nuk e kishte kryetarin e partisë, vetëm tre deputetë ishin prezentë. Nuk ka pasur kushtëzime e të asaj natyre, nuk e di prej kujt i keni informatat. Sikur të mos isha prezentë në takim, do të kisha dëgjuar për shumë skenarë. Ka pasur diskutim për agjendën legjislative, edhe kodin civil, por asnjë kushtëzim. Është konsideruar si trajtim, domosdohsmëri e përbashkët të ketë miratim e konsensus për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Janë përmendur sfidat në disa ligje. Kuvendi shpërndahet vetëm nëse ka vullnet të grupeve parlamentare që janë pjesë e Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientin e parkut të qytetit të Rahovecit është mbajtur…