KUSH DO TA NËNSHKRUAJË MARRËVESHJEN E RADHËS?

14 shkurt 2020 | 13:59

Jakup Krasniqi

Nuk kam dyshim se një pjesë e njerëzve që janë marrë e merren me politikë, e dinë se çka është politika, po gjithashtu e dinë edhe cili është kaçiku ynë në politikën perëndimore, që në fakt është një kaçik i thyer përbrenda, e shumë inferior në raport me kaçikun e jashtëm. Prandaj, e kanë goxha të vështirë t’i mbrojnë politikat e reciprocitetit e të sovranitetit të shtetit.

Në marrëveshjen e nënshkruar para ca kohësh për komunikacionin ajror nuk pati ndonjë reciprocitet, pasi marrëveshja u nënshkrua nga ministri i një shteti me drejtorin e aeroportit të Sllatinës (me qëllim nuk po them emrin e aeroportit?!). Por, atëherë ishim pa qeveri legjitime. Apo kësaj radhe do të kemi ndryshim, pasi vendi përfaqësohet nga Kryetari i vjetër dhe Kryeministri i ri?! Le ta shohim. Dëshira është që të shohim një reciprocitet të fuqishëm. Megjithatë, të presim e të shohim!

Të gjithë jemi kureshtarë, se kush do ta nënshkruajë marrëveshjen e radhës?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po t’ju them se qysh nga mbarimi i fakultetit të…