Kush e “rrëmben” finalen e madhe? Luizi dhe Dea Mishel përballë njëri-tjetrit

22 prill 2023 | 10:48

Finalisti i parë i Big Brother VIP 2, do të shpallet mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit të së shtunës.

Në dhomën e rrëfimit secili banor zgjodhi mbrëmjen e së martës dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë.

Banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së martës, dhe do të jetë publiku ai që do të zgjedhë me anë të votave finalistin e parë.

Finalisti i parë shpallet sot, dhe do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Cilin doni ju të shihni në finale?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë tanke Leopard 2A4 janë nisur nga Spanja për në…