Kush është 53-shi i PDK-së, Kreshnik Sopi?

02 qershor 2026 | 11:23

Kreshnik Sopi është kandidat për deputet i PDK-së me numër 53. Vjen nga një familje atdhetare, e cila ka dhënë dëshmorë në luftën e fundit çlirimtare.

Ai ka treguar edhe arsyen e kandidimit për deputet.

“Në bazë të mbështetjes dhe besimit që kam marrë në zgjedhjet komunale si dhe zhvillimeve që po kalon sot Kosova vendosa të rreshtohem aty ku gjithmonë ka qenë familja ime në anën e atyre që dalin në ballë për vendin ashtu siç vepruan familjarët e mi gjatë luftës si heroi kombëtar Sokol Sopi, vëllai i vetëm i gjashtë motrave dhe e gjithë familja jonë Sopi u rreshtuan në luftë për liri nga fshati Butovc dhe pothuajse të gjithë zonat e UÇK-së burra, gra dhe luftëtarë të tjerë të zonës dolën për të mbrojtur tokën dhe dinjitetin tonë. Familja jonë dha më të shtrenjtin për këtë vend heroin kombëtar Sokol Mustafë Sopi edhe sot unë si Kreshnik Sopi kur Kosova përballet me sfida të mëdha dhe kur shumëkush nuk pati guxim të dalë hapur në mbrojtje të interesit të vendit pavarësisht presioneve dhe sakrificave personale, vendosa të rreshtohem haptas në partinë që doli nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për ta çuar përpara amanetin e familjarëve tanë dëshmorëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka theksuar Kreshnik Sopi.

Ai ka ftuar qytetarët që më 7 qershor t’i japin mbështetje me votë PDK-së dhe atij si kandidat për deputet.

“Prandaj me respekt dhe shumë dashuri u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, miqve dhe dashamirëve qofshin ata që më njohin apo jo personalisht të më mbështesin me votën e tyre mua si Kreshnik Sopi si bir i një familjeje dëshmorësh dhe atdhetarësh që prej brezave të hershëm e deri më sot kanë qenë gjithmonë në shërbim të vendit. I juaji, Kreshnik Sopi 53 – PDK125”, ka qenë mesazhi i Kreshnikut për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka dalë në mbështetje të…