Kush është Almir Veliji, zëvendësministri që dyshohet se u përfshi në ryshfet?

13 janar 2023 | 08:44

Sipas një audio-incizimi të publikuar nga portali Insajderi.org, dyshohet se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji, nga partia Bashkimi Social-Demokrat, është përfshirë në një aferë ryshfeti ku flitet për një grant qeveritar me vlerë prej mijëra eurove.

Veliji dëgjohet duke biseduar me një person tjetër rreth grantit, ndërkaq organet e rendit tashmë kanë nisur hetimet.

“Referuar kërkesës suaj mund t’ju konfirmojmë se Policia e Kosovës posedon informacionin si dhe është në  fazën fillestare të hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Albanain Post ka kontaktuar deputeten e komunitetit boshnjak Duda Balje, që është edhe themeluese e Bashkimit Social-Demokrat, por ajo ka thënë se nuk ka informacione për bashkëpartiakun e saj.

“Jam jashtë shtetit dhe nuk kam dëgjuar gjë”, tha Balje.

Më 1 prill të vitit të kaluar Veliji ishte emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

Lajmin e kishte dhënë vetë Veliji duke shkruar në Facebook dhe duke falënderuar Kurtin për besimin e dhënë.

Ai ishte është zotuar që punën do ta kryejë me përgjegjësi, vullnet, përkushtim dhe guxim me theks të veçantë për komunitetin boshnjak.

“Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë̈ edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë̈ që ta arrijmë më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin”, kishte thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka njoftuar se po kryen kundërsulme në Soledar,…