Kush është Erjona Rama, kandidate për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate

27 shtator 2019 | 13:43

Nisma Socialdemokrate Dega në Gjakovë në faqen zyrtare në “Facebook” ka shpërndarë biografinë e kandidates për deputete nga kjo parti Erjona Rama, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit në kuadër të koalicionit Nisma-AKR-PD ka numrin 54.

“Erjona Rama u lind më 12 tetor 1982 në Tiranë, Shqipëri. Shkollën fillore dhe të mesme (gjimnazin) i kreu në Tiranë. Ka të kryer Fakultetin e Shkencave Politike, dega Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit Shtetëror të Perugias (Itali), në të cilin i kreu dhe studimet pasuniversitare. Thirrjen magjistër të shkencave në “Politikën e Jashtme dhe sistemet ndërkombëtare” e mori në vitin 2010 duke mbrojtur punimin me temë: “LA “FRATELLANZA” RELIGIOSA IN ALBANIA”. Studimet e disertacionit të doktoratës i ka paraqitur në Universitetin Europian të Tiranës”, është thënë në njoftimin e Nismës në Gjakovë.

Erjona Rama në periudhën e viteve 2004-2005, punoi si koordinatore pranë Zyrës së migracionit CIDIS-ONLUS, në Perugia në Itali, ofrimin e asistencës emigrantëve, për të pasur të drejta të barabarta, si të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

“Në periudhën 2006-2007, ka punuar në Bibliotekën e studimeve historike, sociologjike dhe politike, në Perugia, Itali, si përfaqësuese e seksionit të Shkencave Sociale. Në vitin 2008, dha kontributin e saj për herë të parë në Kosovë, punoi në Kolegjin “FAMA” në Prishtinë, si asistente dhe si koordinatore në Institutin për studimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Duke filluar që nga nëntori i vitit 2011 dhe aktualisht është ligjeruese në Kolegjin “BIZNESI”, dega në Gjakovë, në të cilin mban këto lëndë: “Integrimet ekonomike evropiane”, “Sociologjia e së drejtës”, dhe “Organizatat ndërkombëtare”, si dhe përgjegjëse administrative, në administratën e Kolegjit Gjakovë. Gjithashtu, ka botuar edhe disa në Punime shkencore dhe profesionale”, theksohet në njoftimin e Nismës në Gjakovë.

“Erjona Rama, është shembull model i punës, angazhimit dhe profesionalizmit në Republikën e Kosovës. Me njerëz të tillë e ardhmja në Kosovë do të shfaqi pozitivitet dhe do të avancojë statusin e gjinisë femërore në të gjitha sferat e shoqërisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e degës së Nismës Socialdemokrate Gjakovë.

Fotografia e NISMA Socialdemokrate - Gjakovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…