Kush është shqiptari që kishte rrëmbyer kryeministrin e Belgjikës

09 dhjetor 2020 | 18:06

Basri Bajrami është shqiptari nga Kosova që rrëmbeu kryeministrin e Belgjikës në vitin 1989. Ai ka qenë tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëmbejë kryeministrin belg të asaj kohe, Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arratis nga burgu i sigurisë së lartë, Sen Zhili.

Bojants u rrëmbyen në momentin kur po shkonte të takonte të dashurën. Bajrami dhe të tjerët, e mbajtën peng për 32 ditë, gjatë të cilave arritën t’i marrin përmes të birit 5 milionë marka gjermane (1.5 milionë euro).

Bajrami u arrestua i pari nga banda në shkurt 1989. Pasi u arrestuan të tjerët, gjyqi kundër bandës Haemers nisi më 1993. Por Basriu u arratis sërish nga burgu i Sen Zhill, së bashku me Filip Lakrua dhe Murat Kapllanin. Lakrua, dhe Kapllani u kapën sërish, Haemers kreu vetëvrasje në qeli, ndërsa ai vetë u kap pas 2 vitesh në Maqedoni.

Në vitin 1996, u dënua me bu rgim të përjetshëm, ndërsa u ekstradua në Kosovë në vitin 2004. Pas disa viteve në bu rg, sot ai është i lirë.

Basri Bajrami ka qenë tmerri i Belgjikës për shumë vite. Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhjen me politikën në Maqedoni.

I lindur në Kosovë më 1955, Basri Bajrami, u largua që herët nga vendlindja për të shkuar në SHBA. Por pasi mbërriti në Belgjikë, do të mbetej aty për gati 30 vitet e ardhshme. Pasi u mor me disa aktivitete të paligjshme, u bë ortak në një kazino në Bruksel./tetova1/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ponte Prizreni e ka mundur Bashkimin në derbin e qytetit…