Ponte e fiton derbin e skuadrave nga Prizreni

09 dhjetor 2020 | 18:02

Ponte Prizreni e ka mundur Bashkimin në derbin e qytetit me rezultat 81:77 (19:28, 19:15, 23:17, 20:17) në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Ndeshjen më mirë e nisi Bashkimi, duke fituar çerekun e parë 19:28. Por, perioda e dytë ishte më e barabartë, madje Ponte u rikthye në lojë, duke qenë më e mirë dhe fitoi këtë pjesë 19:15, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 38:43. Ponte vazhdoi mirë edhe në periudhën e tretë duke e fituar 23:17, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:60. Drama vazhdoi edhe në 10 minutat e fundit. Ponte Prizreni kishte epërsi deri në 11 pikë, por në fund Musab Mala me dy trepikësha ngushtoi shifrat në 79:77. Më pas Urim Zenelaj realizoi një nga dy gjuajtjet e lira, kurse Nikola Vukçeviq i Bashkimit nuk shënoi për tri pikë dhe në fund Ponte Prizreni fitoi 81:77.

Te Ponte Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 28 pikë e gjashtë kërcime, Joshua Martin me 13 pikë e 17 kërcime, kurse te Bashkimi më të dalluarit ishin Shazville Carter me 16 pikë e nëntë kërcime, Nikola Vukçeviq me 24 pikë dhe Musab Mala me 18. Ponte Prizreni ka tri fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi një fitore dhe pesë humbje.

 

Penza mposhti Prishtinën, fitojnë Vëllaznimi dhe Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për…