U17 dhe U19 mësojnë kundërshtarët e kualifikimeve për Evropianin 2022
09 dhjetor 2020
| 17:41
Në selinë e UEFA-s në Nion është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionateve Evropiane 2022 për ekipet kombëtare të grupmoshave 17 dhe 19 vjeç.
Përfaqësuesja U17 e Kosovës bën pjesë në Grupin 9, së bashku me Austrinë, Slloveninë dhe Ishujt Faroe. Ndërkaq, Përfaqësuesja U19 e Kosovës do të luajë në Grupin 10, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Gjeorgjia dhe Uellsi.
Ndeshjet kualifikuese në të dyja grupmoshat do të zhvillohen në formë mini-turneu në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ku të dyja ekipet e para në secilin grup dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta do të kalojnë tutje. Në ditët vijuese UEFA do t’i vendosë datat e sakta të këtyre kualifikimeve dhe vendin organizator të mini-turneut në secilin grup.



