Shqipëri, 15 persona humbin betejën me Covid në 24 orët e fundit

09 dhjetor 17:30

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 15 persona si pasojë i infeksionit me Covid dhe janë shëruar 545 persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë paraqitur edhe 752 raste të reja me koronavirus.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 241 raste në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, 14 raste në Mirditë dhe Tepelenë, 12 raste në Korçë, 11 raste në Pukë dhe Kolonjë, 10 raste në Pogradec, 9 raste në Dibër, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Kukës, 6 raste në Malësi e Madhe dhe Gramsh, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Devoll dhe Përmet, 3 raste në Delvinë, 2 në Librazhd, 1 raste në Elbasan. Në 24 orët e fundit janë shëruar 545 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23 072 që nga fillimi i epidemisë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas disa ditësh bojkot, basketbollisti James Harden është rikthyer në…