Hardeni ‘kërcënon’ Houstonin me largim

09 dhjetor 2020 | 17:29

Pas disa ditësh bojkot, basketbollisti James Harden është rikthyer në Teksas dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën e Houston Rocketsit.

Për momentin duket se është kthyer paqja mes palëve, por situata vijon të jetë e ndërlikuar për yllin e NBA-së.

Mësohet se Hardeni i ka kërkuar skuadrës që të bëjë sa më shpejt përforcime për të qenë një ekip pretendent për titull. Në të kundërt, ai është gati të largohet në çdo moment, duke pranuar të jetë edhe pjesë e ndonjë shkëmbimi lojtarësh.

“Mjekra” për momentin po stërvitet me ekipin, po zërat për një transferim te Golden State apo Brooklyn janë ende konkretë dhe situata mund të ndryshojë. Deri më datën 22 dhjetor, kur nis sezoni i ri, gjithçka mund të ndodhë me Hardenin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të gjenocidit, ministri…