Kush janë “Kampionët” e reformës në drejtësi në Shqipëri?

07 prill 2021 | 16:38

Nga Denion Ndrenika

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, ka zhvilluar dje një “vizitë virtuale” në Shqipëri, ku bisedoi me krerët e politikës, si kryeministri Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha, por edhe me ata që ambasada amerikane në Tiranë i cilësonte si “kampionët” e reformës në drejtësi.
Në një mesazh sot në “Facebook”, ambasada e ShBA-së në Tiranë zbardhi detaje nga takimi virtual i Palmer me “kampionët” e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Por, kush janë “kampionët” e Reformës në Drejtësi?
Ambasada amerikane ka publikuar edhe disa foto nga biseda e Palmerit me njerëzit, që kanë në dorë Reformën në Drejtësi. Siç shihet në foto, “kampionë” të kësaj reforme janë disa personazhe të njohur në vendin tonë, duke nisur me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kreun e SPAK-ut, Arben Kraja, prokurorin e Përgjithshëm, Olsjan Çela, si dhe Ardian Dvorani.
Ndërkohë, siç shihet në foto “kampion” i Reformës në Drejtësi është edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si dhe disa gazetarë të njohur, si Sokol Balla apo Mero Baze.
Emrat e të gjithë “kampionëve” të Reformës në Drejtësi: Etilda Gjonaj, Vitore Tusha, Mero Baze, Sokol Sadushi, Arjon Dyrmishi, Aurela Anastasi, Afrim Krasniqi, Erida Skëndaj, Artur Metani, Arben Kraja, Olsian Çela, Yuri Kim, Naureda Llagami, Gent Ibrahimi, Andi Dobrushi, Gjergj Erebara, Erinda Ballanca, Emanuela Ajasllari, Sokol Balla dhe Ardian Dvorani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid ka konfirmuar se sulmuesi Luis Suarez ka pësuar…