Lajm i keq për Atleticon, lëndohet Suarez

07 prill 2021 | 16:34

Atletico Madrid ka konfirmuar se sulmuesi Luis Suarez ka pësuar lëndim.

Gjatë stërvitjes së sotme te “Los Rijoblancos”, uruguaiani pësoi lëndim muskulor dhe pritet të mungoj rreth tri javë.

“Luis Suarez pësoi lëndim muskulor në këmbën e majtë. Lojtari ynë u ndje i shqetësuar gjatë stërvitjes dhe pas testeve të bëra nga klubi mjekësor u konfirmua i lëndimi i uruguaianit”, thuhet në njoftimin e Atleticos.

Ky lëndim është vërtet lajm i tmerrshëm për Atleticon sidomos tani që është duke afruar fundi i sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…