Kush vjen nga Greqia e Maqedonia në Shqipëri do të rrijë dy javë në karantinë

19 prill 2021 | 15:00

Komiteti i ekspertëve në Shqipëri duke parë situatën në rajon rreth situatës me Covid-19 vendosi që çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia do të rrijë në karantinë dy javë.

“Ka filluar të ndihet dhe efekti i vaksinimit, por në rajon situata është ndryshe, në Maqedoni dhe Greqi është shtuar numri i rasteve dhe jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve që të propozojmë masa. Mosrespektimi i masave në fushatë mund të ndikojë në rritje, po ashtu edhe pashkët, që kanë lëvizje të shtuar të njerëzve. Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrim në karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia. Nxënësit e viti të parë dhe të dytë që kanë qene ne mësim online, mund të fillojnë mësimin në klasë. Shifrat e përmirësuara tregojnë se drita po duket, kemi ende rrugë. Subjektet politike të tregohen të përgjegjshme”, ka thënë kryetarja e Komitetit teknik për Covid-19, Mira Rakacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithçka është çështje parash, shumë parash! Shifrat e frikshme të…