Kushtrim Mushica, kandidat i AAK-së për asamblist të Prishtinës

07 maj 2021 | 14:05

Në listën e AAK-së për asamblist të Kuvendit Komunal të Prishtinës do të jetë edhe futbollisti i njohur, Kushtrim Mushica.

Lajmin e ka bërë me dije kandidati për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, Daut Haradinaj.

“Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica. Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë. Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka premtuar se do ta mbështet sportin në Prishtinë, nëse arrin të zgjedhet kryetar i kryeqytetit në fund të këtij  viti.

“Ashtu siç kemi paralajmëruar se gara për Prishtinën do të ketë gjithëpërfshirje, këtë po e dëshmojmë sot, duke garuar me një sportist të shkëlqyer të Prishtinës. Sporti në tërësi në Kosovë, dhe veçmas në Prishtinë, ka arritur që të jetë njëra ndër vlerat më të larta të rinisë sonë, prandaj edhe do të ketë mbështetje të parezervë nga qeverisja e ardhshme. Kryeqyteti ynë ka mbi 200 klube sportive të natyrave të ndryshme, të cilat shpeshherë edhe janë injoruar nga qeverisjet e deritanishme”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se sporti është zemra e rinisë dhe se në këtë mënyrë do të trajtohet dhe ka premtuar se “Plisat” e Prishtinës do të jenë me zyre dhe se do të kenë buxhetin e vet në një të ardhme të afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ngritjen e komisionit hetimor…