Kuvendi i Kosovës miratoi statutin për “Trepçën”

03 shkurt 2019 | 02:14

Me 80 vota për, dy kundër dhe tri vota abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar statutin e “Trepçës” si shoqëri aksionare.

Rikujtojmë se Ligji për “Trepçën” ka kaluar po ashtu pas mesnate në tetor të vitit 2016.

Njëlloj ndodhi dhe me votimin e statutit.

Ndërkaq ligjvënëseve në Kosovë u deshën 18 muaj që ta emërojë Bordin mbikëqyrës të kësaj ndërmarrje. Që nga atëherë nuk u arrit që të kalojë statuti.

Statuti i aprovuar i “Trepçës” mundëson zbatimin e Ligjit për “Trepçën”,  si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e kësaj ndërmarrje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro, kanë…