Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari

23 nëntor 2021 | 15:19

Deputetët në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të 46 viktimave të aksidentit në Bullgari.

73 deputetët prezentë që ishin në sallë, iu përgjigjen kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, që të mbajnë një minutë heshtje lidhur me fatkeqësinë në Bullgari.

Nga 46 viktimat që humbën jetën, shumica prej tyre i përkisnin nacionalitetit shqiptar.

Seanca është thirrur që të mbahet në ora 14:00, si vazhdim i seancës së kaluar që u mbajt gjatë ditës së djeshme. Kuvendi, po ashtu do të mbajë seancë edhe përgjatë ditës së enjte

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Punëtorëve Sportivë të shtunën do të organizojë turneun…